Nis projekti i trajnimit të veterinerëve për çrrënjosjen e sëmundjeve endemike

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Nga fundi i shkurtit do të fillojë trajnimi i veterinerëve për mbikëqyrjen, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve në Kosovë drejt standardeve të BE-së dhe të përgatisë “udhërrëfyesin” për përafrimin e legjislacionit kombëtar me Kapitullin 12 të Acquis të BE-së për sigurinë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare.

Këto trajnime për veterinerët nëpër regjione, fillojnë në fund të shkurtit dhe fillim të marsit, u tha në takim.

Ky projekt i mbështetur nga BE ka dalë si rezultat i një takimi në fund të vitit të kaluar të BE-AUV-OVK, ku u shtrua nevoja e trajnimit të veterinerëve në të gjitha rajonet në nivel vendi. 

Oda e Veterinerëve e Kosovës do merr pjesë aktive në grupin punues bashkërisht me stafin e AUV-së dhe përfaqësuesit e Projektit të BE-së gjatë përgatitjes së planit të veprimit për shëndetin e kafshëve për periudhën 2022-2027.