Për dy ditë radhazi, KSAVA dhe OVK-ja po organizojnë Modulin e 3-të të Dermatologjisë Veterinare, i udhëhequr nga specialistet evropiane në dermatologjinë veterinare, Dr. Chiara Noli, DVM. Dip ECVD dhe Dr. Daria Denti, DVM, Dip ECVD.
Presidenti i KSAVA-s dhe anëtari i kryesisë së OVK-së, Dardan Pozhegu, theksoi se ky është moduli i tretë nga pesë gjithsej.
Ai falënderoi OVK-në për mbështetjen në këtë organizim duke e cilësuar si një mundësi të rëndësishme për profesionistët e fushës që të thellojnë njohuritë dhe të shkëmbejnë përvoja.
