Betimi i Mjekut Veterinar
Si mjek veterinar, do të realizoj misionin tim për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të kafshëve, shëndetit publik dhe mjedisin, duke përmbushur detyrimet që rrjedhin nga aktet ligjore si dhe nga parimet e etikës dhe deontologjisë veterinare.
Në pajtim me bindjet e mia dhe dijet bashkëkohore do të nderoj profesionin tim, mirëbesimin publik, bashkësinë dhe solidaritetin profesional.
Veprimtaria ime do të karakterizohet nga kultura e përgjithshme, respekti i traditave dhe zakoneve më të mira dhe ndikimi në zhvillimin e shkencës veterinare.
Betohem!