OVK viziton Suharekën, sfidë mungesa e ligjit

Kryetari i Oda e Veterinerëve e Kosovës ka qëndruar në një vizitë në Suharekë, ku është takuar me veterinerë të këtij rajoni.

Gjatë bisedës janë konstatuar problemet e njëjta, ku renditen veteriner të palicencuar, shitje e barnave në të zezë dhe nga njerëzit jo kompetent.

Kreu i OVK, Xhevdet Krasniqi, tha se të gjitha vërejtjet do të shqyrtohen duke premtuar zgjidhjen e tyre.

Edhe këtu u theksua mungesa e ligjit, që po krijon vështirësi në punën e mirëfilltë.

Por, kryetari njoftoi kolegët se sipas informatave, ligji për OVK, veç ka hyrë në procedurë legjislative.