Veterineri nga Kosova viziton “PetExpo” me hyrje falas falë kartelës së OVK-së

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Për dy ditë me radhë, në Bukuresht të Rumanisë u mbajt panairi “PetExpo”, një ndër ngjarjet më të mëdha rajonale për kafshët shoqëruese. Ky aktivitet mblodhi qindra vizitorë dhe profesionistë të fushës nga e gjithë Evropa.

Ndër pjesëmarrësit ishte edhe veterineri nga Kosova, Vigan Jakupi, i cili përfitoi nga privilegji i hyrjes falas për profesionistët e sektorit duke prezantuar kartelën e anëtarësisë së tij nga Oda e Veterinerëve e Kosovës (OVK).

“Pjesëmarrja në ‘PetExpo’ ishte përvojë shumë e vlefshme profesionale. Jam i lumtur që kartela e OVK-së po njihet edhe jashtë vendit duke na mundësuar qasje në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare,” u shpreh ai.

Kartelat profesionale të OVK-së po njihen gjithnjë e më shumë nga institucione vendore dhe ndërkombëtare si AUV, Policia e Kosovës dhe së fundmi edhe Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Pjesëmarrja në panaire të tilla forcon njohjen profesionale dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e kujdesit për kafshët.

Nuk ka me shume lajme