OVK njofton kryetarët e komunave për procedurat e trajtimit të qenve endacak

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Kryetari i Oda e Veterinereve të Kosovës, Xhevdet Krasniqi, ka zhvilluar një takim me Qemajl Aliu, kryetar i Shtimes dhe Kastriot Shabani, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, të cilët premtuan se në procedurë e sipër janë për trajtimin e qenve endacak, duke e konsideruar si çështje serioze dhe me prioritet.

Kryetari Krasniqi njoftoi bashkëbiseduesit se së shpejti do të filloj identifikimi dhe regjistrimi me çip, vaksinimi, dehelmentizimi si dhe pajisja me pasaporta të qenve me pronar, kastrimi, sterilizimi dhe eutanazia.

Po ashtu i njoftoi se ky numër është i kufizuar, ku pronarët e qenve mund t’i kryejnë shërbimet e tyre pa pagesë, tek veterinerët komunal.

Nga kryetari i Shtimes u kërkua që përmes mjeteve të informimit t’i njoftojnë qytetarët.

Ai u bëri thirrje edhe kryetarëve të komunave të tjera, që këtë njoftim ta përcjellin tek qytetarët e tyre.