Oda e Veterinerëve e Kosovës
Kërkesë për shprehje të interesit
Detajet e Tenderit: Pajisja e veterinerëve me mikroçipa për qen
Data e publikimit të tenderit: 09-05-2023
Data e mbylljes së tenderit: 23-05-2023, deri në ora 13:00
Hapja e tenderit: Ofertat sillen fizikisht në momentin e hapjes, data: 23.05.2023, ora 13:00
Kriteri i dhënies: Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lirë
Afatet kohore për nisje dhe/apo përfundim të kontratës: 12 muaj
Vlera e parashikuar:
Vlera e kontratës:
Sasia: 1
Procedura: E hapur
Operatori Ekonomik, i cili ka interes për ofertim në këtë Procedurë, duhet që së pari të dërgoj një email ([email protected]) konfirmimi me tekst: Konfirmoj pjesëmarrjen në procedurën: “Furnizim me mikroçipa për nevoja të veterinerëve – për identifikimin dhe regjistrimin e qenve me pronar”
Kriteret që duhet të plotësoj operatori ekonomik:
Parallogaria:
Furnizim me mikroçipa për nevoja të veterinerëve – për identifikimin dhe regjistrimin e qenve me pronar
Nr. | Përshkrimi | Njësia | Sasia | Çmimi me TVSh (€) | Totali |
1 | – Madhësia 12mm (± 0.4mm) x 2.1 mm (± 0.1mm); – I padëmshëm për organizëm, biokompaktibël dhe – Pesha 90 mg | Furnizim | 1 |
Vërejtje: Çmimet të llogariten me të gjitha taksat e aplikuara në Republikën e Kosovës
IDENTIFIKIMI I AUTORITETIT KONTRAKTUES
EMRI ZYRTAR DHE ADRESA E AUTORITETIT KONTRAKTUES (AK)
Emri i AK: | Oda e Veterinerëve e Kosovës | ||
Adresa e AK: | Rr. “UÇK’’, 2-1, 25 Prishtinë | ||
Adresa elektronike: | www.odavet.org | Kodi postar i qytetit të AK: | Prishtinë 10000 |
Personi kontaktues: | Mentor Barani | E-mail: | [email protected] |
Telefoni: | +383 (0) 44 146 149 | Faksi: | // |
DEKLARATA NËN BETIM
Unë, i poshtë nënshkruari, duke përfaqësuar: [operatorin ekonomik që dorëzon ofertën] deklaroj nën betim se unë jam i përshtatshëm sipas nenin 65, të Ligjit mbi Prokurimin Publik në Kosovë, Ligji Nr. 04/L-042.
Unë vërtetoj se i kam lexuar kërkesat e përshtatshmërisë në nenin 65 të LPP dhe vërtetoj se i përmbush kërkesat e përshtatshmërisë për pjesëmarrje në këtë procedure të prokurimit.
Unë pranoj mundësinë e sanksionimeve penale dhe civile, gjobave dhe dënimeve, nëse unë me qëllim apo për shkak të pakujdesisë dorëzoj çfarëdo dokumenti ose deklarata që përmban informata përmbajtësisht të gabueshme ose mashtruese.
Identifikimi i Operatorit Ekonomik (OE) | |
Emri i OE: | |
Adresa e plotë: | |
Përfaqësuar nga: | |
Emri | |
Pozita | |
Nënshkrimi | |
Data | |
Vula |
Kërkesat e Përshtatshmërisë
(Sipas nenit 65 të LPP-04/L-042)
1. Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose të marrë pjesë në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse ai operatori ekonomik, ndonjë punonjës, drejtues, menaxher ose drejtor i tij:
a. ka qenë pjesëmarrës në përgatitjen e njoftimit të kontratës ose dosjes së tenderit, ose në përgatitjen e ndonjë pjese të tyre, që shfrytëzohet nga autoriteti përkatës kontraktues; ose
b. ka pranuar ndihmë për përgatitjen e tenderit ose kërkesës për pjesëmarrje nga një person ose ndërmarrje që ka marrë pjesë në përgatitjen e njoftimit të kontratës ose dosjes së tenderit ose të ndonjë pjese të ndonjë pjesë të këtyre të fundit.
2. Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse ai operatori ekonomik, ndonjë punonjës, drejtues, menaxher ose drejtor i saj gjatë dhjetë (10) viteve të kaluara:
a. është dënuar nga një gjykatë kompetente për vepër penale duke përfshirë praktikumin e korrupsionit, larjen e parave, mitosjen, shantazh ose aktivitetet e përshkruara ose të ngjashme me ato të përshkruara në nenin 130.1 të LPP-se nën ligjet dhe rregulloret në fuqi në Kosovë ose në cilindo vend, ose në çfarëdo marrëveshje ose konvente ndërkombëtare;
b. është deklaruar i papërshtatshëm, kur autoriteti kontraktues zbulon se kjo është një shkelje e rende profesionale;
c. është dënuar nga një gjykatë kompetente për veprën penale të pjesëmarrjes në një organizatë kriminale, që përkufizohet si asociacion i strukturuar dhe i krijuar gjatë një periudhe kohore dhe që vepron në mënyrë të organizuar me qëllim të përfitimit financiar përmes veprimeve që konsiderohen si kriminale ose të kundërligjshme;
d. është dënuar nga një gjykatë kompetente për vepër penale të mashtrimit ose të barabartë me mashtrimin;
e. është konstatuar nga një gjykatë kompetente, agjenci administrative ose organizatë për zbatimin e standardeve të sjelljes profesionale, se është sjellë në mënyrë joprofesionale; ose
f. është konstatuar nga ndonjë gjykatë kompetente se ka bërë keqëprezantim te ndonjë autoritet publik në Kosovë apo gjetiu.
3. Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse ai operatori ekonomik:
a. gjatë dy (2) viteve të kaluara është shpallur nga një gjykatë kompetente si i falimentuar ose insolvent; apo aktualisht është objekt procedure (i) për deklarim të falimentimit,(ii) për një urdhër të mbylljes së dhunshme ose administrimi nga një gjykatë, apo (iii) për ndonjë procedurë të ngjashme sipas Ligjit të Kosovës apo ndonjë juridiksioni tjetër;
b. me vendim të një gjykate kompetente është likuiduar ose është vënë në mbikëqyrje të administratorit;
c. aktualisht ka një marrëveshje ose aranzhim me kreditorët e tij që siguron kushte të zgjeruara ose të reduktuara të pagimit nëse mbi kushtet e tilla janë pajtuar paraprakisht kreditorët e tillë për shkak se operatori ekonomik më parë ka qenë I paaftë që të përmbushë obligimet e tij në afatin e duhur kohor;
d. është në një situatë të ngjashme me ato të përshkruara në nën-paragrafët a, b ose c të këtij paragrafi, që rrjedhin nga një procedurë e ngjashme sipas ligjeve në vendin ku është themeluar ose në vendin ku zhvillon veprimtarinë e tij afariste;
e. aktualisht i nënshtrohet një vendimi gjyqësor ose administrativ i cili suspendon pagesat nga operatori ose për atë operatori ekonomik dhe që rezultojnë në një humbje të tërësishme ose të pjesshme të të drejtave të operatorit ekonomik për të administruar ose disponuar me pasurinë e tij.
f. aktualisht është objekt i një vendimi gjyqësor ose procedure administrative që suspendon ose redukton pagesat nga operatori ekonomik ose për operatorin ekonomik; nëse procedurat e tilla gjithashtu mund të rezultojnë në vendimin për falimentimin ose likuidimin e operatorit ekonomik;
g. gjatë (3) tri viteve të fundit është konstatuar nga një gjykatë kompetente se nuk e ka përmbushur një kontratë me ndonjë entitet publik, autoritet publik ose ndërmarrje në Kosovë apo diku tjetër;
h. aktualisht është me vonesë në pagimin e çfarëdo kontributeve për sigurim social apo tatim në Kosovë ose në vendin e themelimit të operatorit ekonomik, përveç ku një borxh i tille është vërtetuar te jete jo i rëndësishëm ne Kosove;
i. është më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë me vonesë në pagimin e pagave të punonjësve ose në pagimin e obligimeve ndaj një operatori të shërbimeve publike në Kosovë;
j. ende nuk e ka zbatuar një vendim të lëshuar nga një gjykatë e Kosovës ose OSHP-ja;
k. ka një vend të ushtrimit të veprimtarisë afariste në Kosovë mirëpo nuk posedon një certifikatë aktuale dhe të vlefshme të lëshuar nga autoriteti publik përgjegjës për regjistrimin e shoqërive tregtare në Kosovë; ose
l. nuk është shpallu fajtor me një vendim te plotfuqishëm te miratuar ne përputhshmëri me Nenin 99.2 te LPP-se.