Krasniqi: Seminaret, ura lidhëse mes kolegëve

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Nën organizimin e Oda e Veterinereve të Mali i Zi, u shënua “Ditët e Veterinarisë” e cila mblodhi të gjitha institucionet simotra të vendeve të rajonit, Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, BeH, Serbisë dhe Hungarisë.

Në këtë kuadër, nga nikoqirët u organizua një seminar që kryesisht kishte të bënte me masat obligative të mbrojtjes shëndetësore të kafshëve si dhe zgjidhjet bioekologjike në ushqimin e kafshëve me qëllim të zvogëlimit të produksionit dhe emisioneve të gazrave të dëmshëm (koncepti i agjendës së gjelbër), ku ligjëruan emra të njohur të fushës së veterinarisë nga vendet fqinje.

Xhevdet Krasniqi, kryetar i Oda e Veterinerëve e Kosovës, ka falënderuar në një fjalë nikoqirin e këtij takimi për organizmin dhe ftesën.

“Na vije mirë për këtë kulturë të mirë që kemi krijuar ndër vite dhe po e vazhdojmë. Seminaret veç krijimit të njohurive shtesë, shërbejnë edhe për ura lidhëse mes kolegëve. Sfidat e juaja, janë po ato tonat”, tha ai.

Krasniqi është lutur që sukseset e veterinerëve të mos ndalen.

Në fund, u ndanë certifikata për pjesëmarrësit.