Përzgjidhet kompania për furnizim me mikroçipa për qen, ftohen pronarët ta kryejnë obligimin ligjor

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Përmes një procesi transparent, NTP “JONATAN-P”, është zgjedhur si kompania e përgjegjshme dhe me çmimin më të lirë për furnizimin e veterinerëve me mikroçipa për qen.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës, kryetari i OVK-së, Xhevdet Krasniqi, ka thënë se tashmë do të angazhohen të gjithë veterinerët, anëtar të OVK-së dhe të licencuar.

Krasniqi po ashtu, ka kërkuar nga pronarët e qenve që të përmbushin obligimin ligjor, duke i regjistruar, identifikuar dhe mirkoçipuar qentë. Me këtë rast bëhet edhe vaksinimi kundër tërbimit dhe dehelmentizimi kundër ehinokokozës.

Ai ka kërkuar nga institucionet e vendit që të vazhdojnë me mbulimin e shpenzimeve, në mënyrë që të përgjigjen të gjithë pronarët.