Oda e Veterinerëve e Kosovës ka paraqitur rekomandime konkrete për zgjidhjen e problemit të qenve endacak nga të cilët po rrezikohen qytetarët. Rekomandimi ka dalë pas një tryeze dy ditore ku për kryefjalë ishte hartimi i Strategjisë Kombëtare për menaxhimin e qenve në territorin e Republikës së Kosovës.
Kryesuese e grupi është Teuta Fazliu nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, me pjesëmarrje nga Ministria e Bujqësisë, Ministria e Financave, AUV, OSBE, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, përfaqësuar nga Hamdi Aliu, profesor universitar, OVK, përfaqësuar nga nënkryetari, DMV. Hasan Limani dhe organizata për mbrojtjen e kafshëve.
“Rekomandimi ynë ishte që të kapen të gjithë qentë edhe ata të kastruar edhe sterilizuar, sikurse ata të pa kastruar dhe sterilizuar, në mënyrë që të bëhen teste rapide kundër disa sëmundjeve zoonotike, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i qytetarit dhe ai i kafshëve”, tha Limani.
Ky grup vazhdon punën edhe javëve në vijim.