OVK uron Ditën Ndërkombëtare të Veterinarisë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Në Ditën Ndërkombëtare të Veterinerëve do të doja të falënderoja të gjithë anëtarët e odës, secilin prej tyre për punën e palodhshme gjatë 24/7.

Gjatë gjithë kohës, mjekët veterinerë janë në vijën e parë të frontit, duke punuar shumë që përmes kujdesit ndaj kafshëve, mbrojmë shëndetin e tyre dhe shëndetin publik.

Kështu ka thënë kryetari i Oda e Veterinerëve e Kosovës, Dr. med. vet., Xhevdet Krasniqi, teksa ka vizituar dy klinika veterinere në Lipjan, “AV Veterina”, me pronar, Dr. med. vet., Bujar Ejupi dhe “Ambulanta Veterinare – PassionPet”, me pronar Dr. med. vet, Esat Bresa.

“Faleminderit të gjithë kolegëve për përkushtimin dhe kontributin që keni dhënë dhe po vazhdoni ta jepni në profesionin më human”, ka thënë në fund të urimit të tij kryetari Krasniqi.