Oda e Veterinerëve e Kosovës (OVK), ka vlerësuar lart organizimin e konferencës për kafshët e shoqërimit nga OJQ “KSAVA” (Asociacioni i Veterinerëve të Kafshëve të Shoqërimit të Kosovës) së bashku me WSAVA (World Small Animal Veterinary Association), ku për kryefjalë kishte menaxhimin e praktikave veterinare dhe marketingun.
Për OVK e cila është mjaft e angazhuar për trajtimin e qenve endacak, e që konsiderohen kafshë të shoqërimit, çdo nismë e akëcilës organizatë jo qeveritare është e mirëseardhur duke shprehur mbështetje dhe bashkëpunim.
Si një nga çështjet prioritare të kafshëve të shoqërimit të OVK, nënkryetari i saj, Hasan Limani, tha se institucioni që përfaqëson ai, me vite kanë një bashkëpunim të ngushtë me KSAVA, duke shfaqur gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet.
“I përgëzoj për këtë organizim, duke dëshiruar edhe organizime të tjera”, tha ai.
Më tej ai tregoi edhe për rëndësinë dhe ndikimin pozitiv të kafshëve të shoqërimit tek njerëzit duke i stimuluar fizkulturë, relaksin psikik, ndërveprim shoqëror etj.