Kryetari i Oda e Veterinerëve e Kosovës, Xhevdet Krasniqi, ka nisur takime të drejtpërdrejta me të gjithë veterinerët e Kosovës. Pika e parë e ndalesës së tij ishte Gjilani.
Veç tjerash ai njoftoi për gjithë aktivitetin e OVK si dhe sfidat e përgjithshme.
“Shpresoj dhe besoj se gjatë këtyre takimeve do të kemi një këmbim të mendimeve si ta zhvillojmë sa më shumë institucionin tonë në mënyrë qe përmes aktiviteteve tona të ngrisim cilësinë e produkteve si dhe të zgjidhim problemin e kafshëve shoqëruese që kanë mbipopulluar rrugët e mjediseve urbane”, tha Krasniqi.
Në këtë takim u potencua sidomos mungesa e ligjit të OVK-së, mungesë kjo që po e pamundëson funksionimin e mirëfilltë të OVK-së.
Ai pret nga bashkëbiseduesit të parashtrojnë të gjitha sugjerimet, por edhe vërejtjet eventuale, të cilat në fund të debateve të përmbledhura t’i shtroj tek autoritetet relevante.
Krasniqi, ditëve në vazhdim, do të takoj dhe bisedoj edhe me veterinerët e regjioneve të tjera.