Mungesa e ligjit mban peng njohjen e diplomave të veterinerëve në Ballkanin Perëndimor

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Projekti i ri i financuar nga BE për njohjen e kualifikimeve dhe diplomave, i cili përfshin profesionet e sektorit të shëndetësisë dhe ndërtimit, ishte tema e diskutimit në mes të drejtuesit të ekipit të këtij projekti, Daniel Linotte dhe OVK-së.

Daniel Linotte e njoftoi OVK-në në lidhje me projektin.

“Sfidë mbetet njohja e kualifikimeve dhe diplomave në Ballkanin Perëndimor”, tha Linotte.

Ndër të tjera, ai tha se, përveç profesioneve tjera, ndër më e rëndësishmja është profesioni i veterinarisë për t’u rregulluar.

Kreu i OVK-së, Xhevdet Krasniqi, e mirëpriti takimin dhe e njoftoi mysafirin se është në dijeni të këtij projekti dhe në fillim të prillit do të filloj punën grupi punues në lidhje me këtë çështjeje, ku pjesëmarrës është edhe OVK.

Po ashtu kryetari, ngriti në pah vështirësitë që po paraqet mungesa e ligjit të OVK-së.

“Është e pamundur që këto çështje të rregullohen pa nxjerrjen e ligjit paraprakisht. Andaj u bëjë thirrje institucioneve relevante që të bëhet ky ligj sa më shpejt”, tha Krasniqi.

Nënkryetari i OVK-së, Hasan Limani, kërkoi nga Linotte që t’u bëjë kërkesë institucioneve për ecjen e ligjit para.

Palët u dakorduan për takime më të shpeshta në lidhje me çështjen në fjalë.