Ekspertë turq të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin me OVK-në

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Seminari dy ditorë “Kirurgjia ortopedike veterinere”, organizuar nga Oda e Veterinerëve e Kosovës dhe kompania “Hasvet”, ka përmbyllur punimet e saj, në të cilën ekspert nga Turqia përcollën përvojën e tyre tek veterinerët e Kosovës dhe rajonit.

Profesoresha nga Turqia, Burcu Ezgi Eregar, që ishte njëra nga ligjërueset në këtë seminar, tha se, jam ndarë shumë e kënaqur me interesimin dhe organizimin.

“Jam e gatshme për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe shpresojmë se do organizojmë edhe seminare të tjera, si p.sh. në anesteziologji”, tha Eregar.

Sipas saj, ky është nga seminaret më të mira.

Seminari “Kirurgjia ortopedike veterinere” tubon veterinerët e Kosovës dhe rajonit

E për veterineren nga Gjakova, Eriola Bejdoni, është kënaqësi të jesh pjesë e seminareve që së fundmi OVK po organizon për veterinerët e Kosovës.

“Duke parë që numri i kafshëve të shoqërimit çdo ditë e më shumë po shtohet edhe lloji i shërbimeve duhet të shtohet. Dhe ndërhyrjet ortopedike janë shumë të rëndësishme”, tha Bejdoni.

Ajo tha se, ky ishte seminari i dytë i ortopedisë i organizuar nga OVK, besoj shumë i vlefshëm për mua personalisht, por edhe për kolegët e tjerë.

“Pra edhe njëherë një falënderim për OVK dhe uroj që në vazhdim të ketë trajnime të tjera po kaq të vlefshme dhe interesante”, tha veterinerja Bejdoni.

E nënkryetari, Hasan Limani, tha se, OVK-ja mbetet e përkushtuar që të organizoj seminare bazuar kërkesave të anëtarëve të saj.

Në fund të seminarit, u ndan certifikata për pjesëmarrësit.

Sponsor të këtij seminari janë: “Hasvet”, “Jonatan” dhe “Monuni”.