Kreu i OVK ua uron festat e fundvitit të gjithë veterinerëve të Kosovës

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Kryetari i OVK, dr. Xhevdet Krasniqi, uroi për festat e fundvitit të gjithë veterinerët e Kosovës me shpresën për një vit të ri të mbarë.

“Duke ju përgëzuar për punën dhe angazhimin tuaj në funksion të zhvillimit të veterinarisë, këtij profesioni të shenjtë e fisnik dhe blegtorisë, më lejoni që në emrin tim personal dhe të KOVK-së, t’ua uroj Vitin e Ri 2023.

Qoftë ky vit i mbarë e i suksesshëm për të gjithë ju dhe për OVK, që si organizim i juaji, edhe pse në kohë të vështirë, si pasojë e pandemisë dhe mungesës financiare, megjithatë u doli zot dhe u përfaqësoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Duke besuar fuqishëm se, rrugëtimi ynë i përbashkët do të vazhdoj, uroj që paqja, harmonia e respekti të jenë ombrellë e lumturisë suaj.

Qoftë viti 2023, vit i mbarë për të gjithë Ju dhe familjet e juaja”, ka uruar Krasniqi.