Gjatë AP e FVE, delegacioni i OVK-së takime të shumta me delegacione të jashtme

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Përmbyll punimet Asambleja e Përgjithshme e FVE-së, që për tri ditë radhazi u mbajt në Valeta të Maltës. Në punimet e kësaj asambleje, prezent ishte edhe Oda e Veterinerëve e Kosovës, kryesuar nga Hasan Limani-Nënkryetar dhe Mentor Barani-Administrator.

Mirëseardhja e delegacionit kosovar në këtë asamble, u përcoll me duartrokitje frenetike.

Ata shfrytëzuan rastin dhe takuan delegacione të shumta, me të cilët shkëmbyen kontaktet.

Takim i veçantë ishte ai me delegacionin ukrainas, të cilët ishin falënderues për mbështetjen e Kosovës.

“Ne e dimë çka po ndodhë atje”, tha Limani.

Takim me rëndësi ishte dhe ai me kryetarin e Asociacionit Botëror të Veterinarisë, spanjollin Rafael Laguen’s, i cili i bëri ftesë zyrtare OVK-së për anëtarësim në këtë asociacion.

“Pavarësisht politikës, ne do bashkëpunojmë”, tha ai.

Takim me rëndësi, ishte dhe ai me kryetarin e Shoqatës së Studentëve Botëror të fakulteteve të veterinarisë (IVSA), Yuri Victor Calvo.

Ai tha se, do mirëpritnim anëtarësimin e studentëve veterinerë në shoqatën e tyre.

OVK është anëtar vëzhgues në FVE.

Federata Veterinere Evropiane, është ombrellë për shoqatat veterinare nga 40 vende të Evropës. Ajo përfaqëson, përmes seksioneve, veterinerë që punojnë në fusha të ndryshme të profesionit, siç janë praktikuesit e veterinarisë (UEVP), oficerët e shtetit (EASVO), sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik veterinar (UEVH) dhe veterinerët që punojnë në arsim, kërkim dhe industri (EVERI ).

Në gjirin e saj ka afër 200.000 veterinerë, ndërsa selinë e ka në Bruksel.