IVSA: Mirëpresim përfaqësimin e studentëve kosovarë në gjirin tonë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Veterinere Evropiane e cila po mbahet në Valeta të Maltës po marrin pjesë edhe përfaqësues të Oda e Veterinerëve e Kosovës. Në punimet e AP të FVE po merr pjesë edhe Shoqata e Studentëve Botëror të fakulteteve të veterinarisë (IVSA).

Presidenti i kësaj shoqate, Yuri Victor Calvo, në një prononcim për odavet.org, tha se, IVSA është shoqata e më shumë se 73 shteteve në botë, në të cilën participojnë studentët e veterinarisë. Është një organizatë jofitimprurëse, joqeveritare e themeluar në vitin 1951 dhe është gjithashtu shoqata më e madhe studentore veterinare në botë.

Ai ka shpjeguar formën e anëtarësimit, përfitimet dhe çmimin e anëtarësimit.

“Fakulteti i Veterinarisë duhet të jetë shtetëror. Duhet të jenë së paku tre anëtarë. Njëri nga ta duhet të jetë kryetar, ndërsa një tjetër person kontaktues”, tha Yuri Victor Calvo.

Duke sqaruar procedurën e anëtarësimit në IVSA, akëcili subjekt i interesuar mund t’i drejtohen përmes postës elektronike ([email protected]), zonjushës Vanda Ducici, e cila ua dërgon formën e aplikimit. Po ashtu duhet një prezantim i shkurtër i Kosovës, anëtarëve themelues dhe FBV-së.

“Kërkesa si e tillë, vihet në rend dite për votim në asamblenë e radhës”, tha Calvo.

Presidenti i IVSA ka folur edhe për përfitimet nga anëtarësimi në këtë shoqatë.

“Misioni i IVSA është të “përfitojë kafshët dhe njerëzit e botës duke shfrytëzuar potencialin dhe përkushtimin e studentëve të veterinarëve për të promovuar aplikimin ndërkombëtar të aftësive, edukimit dhe njohurive veterinare”. Mënyra në të cilën arrihet kjo është nëpërmjet ngjarjeve tona vjetore ndërkombëtare: kongrese dhe simpoziume, lehtësimi i shkëmbimeve ndërmjet anëtarëve tanë, miratimi i ngjarjeve dhe projekteve në nivel kombëtar dhe lokal, dhe shumë projekte dhe mundësi arsimore që fokusohen në mirëqenien e kafshëve, një shëndetësi, arsim, aftësi të buta dhe mirëqenie”, tha ai.

Ai tha se, IVSA ndihmon në zgjerimin e bashkëpunimit mbarëbotëror të mbi tridhjetë mijë studentëve, duke pasuruar përvojën e tyre studentore dhe duke përmirësuar aftësitë e tyre si veterinerë të ardhshëm.

Ndërsa sa i përket pagesës, ajo është tri (3) euro për kokë studenti, tha Calvo.

Në punimet e kësaj asambleje, po prezanton edhe Oda e Veterinerëve e Kosovës, kryesuar nga Hasan Limani nënkryetar dhe Mentor Barani administrator.