Koordinohen OVK dhe AKK

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Kryetari i Oda e Veterinerëve e Kosovës, Xhevdet Krasniqi, u prit në takim nga kryeshefi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, të cilin e njoftoi për fushëveprimin dhe iniciativat e OVK-së, me theks të veçantë trajtimin e qenve endacak e sidomos atyre me pronar.

“Po të merreshin parasysh rekomandimet tona të vitit 2016 mbi trajtimin e qenve me pronar, tashmë ky problem do ishte i zgjidhur”, tha Krasniqi.

Ai kërkoi nga AKK-ja, që urë lidhëse e trajtimit të problemeve me kafshë të jetë OVK dhe se, komunat gjatë përpilimit të shpenzimeve për trajtime të tilla, ta marrin për bazë çmimoren e OVK-së.

Në anën tjetër, kryeshefi i AKK-së, Sazan Ibrahimi, shprehu vullnetin e AKK-së për tu koordinuar dhe bashkëpunuar me OVK-në.

“Siç jemi koordinuar dhe po bashkëpunojmë me odat e tjera, atë do ta bëjmë dhe me ju në dobi të qytetarit”, tha Ibrahimi.