Vendosen urat e bashkëpunimit të OVK me Universitetin e Shkencave të Teknologjisë së IOWA

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Oda e Veterinerëve e Kosovës në fokusin e vendosjes së bashkëpunimit me institucionet simotra ndërkombëtare ka arritur edhe një tjetër, atë me State University of Science and Technology të IOWA-s.

Kryesia e OVK në një takim me profesorin, Curt Youngs, Ph.D., nga IOWA State University of Science and Technology kanë diskutuar në mënyrë të hollësishme rreth mundësive së bashkëpunimit reciprok përfshirë edhe këmbimin e veterinerëve të Kosovës dhe profesorëve të atij universiteti për njohjen e praktikave në të dy vendet.

Profesori Youngs, i njoftoi nikoqirët e takimit rreth historikut të universitetit të IOWA dhe mundësive të bashkëpunimit.

“Të shpresojmë për mbajtje të praktikave të veterinerëve kosovarë në universitetin e IOWA, por edhe për ardhjen e ndonjë profesori këtu në Kosovë për mbajtjen e seminareve”, tha profesor Curt Youngs.

Ai tha se shpreson që bashkëpunimi të vazhdoj e të jetë i frytshëm, njëherësh duke kërkuar nga OVK, që institucionet e vendit të investojnë në ngritjen profesionale të veterinerëve.

Duke e vlerësuar këtë takim shumë të rëndësishëm për institucionin që drejton, kryetari i OVK-së, Xhevdet Krasniqi, tha se e mirëpret bashkëpunimin që është shumë i rëndësishëm për fushën e veterinarisë në Kosovë e cila ka nevojë për këmbimin e praktikave të mira të një vendi siç është IOWA.

“Kjo do të ndihmojë shumë për trajnimin e veterinerëve edhe për kontrollin e mishit”, tha Krasniqi.

 

Bridges of OVK cooperation with IOWA State University of Science and Technology are established

The Chamber of Veterinarians of Kosovo in the focus of establishing cooperation with the same international institutions has reached another one, that with the IOWA State University of Science and Technology.

The leadership of OVK in a meeting with Professor Curt Youngs, Ph.D., from the IOWA State University of Science and Technology discussed in detail the possibilities of mutual cooperation, including the exchange of veterinarians from Kosovo and professors of that university for the recognition of practices in both countries.

Professor Youngs informed the hosts of the meeting about the history of IOWA State University and the possibilities for cooperation.

“Let’s hope for the practice of Kosovar veterinarians at IOWA State University, and also for the arrival of professors here in Kosovo to hold seminars,” said Professor Curt Youngs.

He said that he hopes that the cooperation will continue, and he asked OVK that the country’s institutions invest in the professional development of veterinarians.

Appreciating this very important meeting for the institution headed by the chairman of OVK, Xhevdet Krasniqi, he said that he welcomes the cooperation which is very important for veterinarians in Kosovo, which needs the exchange of good practices of a state like  IOWA.

“This will help a lot for the training of veterinarians and for meat control”, said Krasniqi.