Thellohet bashkëpunimi në mes të veterinerëve kosovarë dhe atyre malazezë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Një delegacion i kryesuar nga kryetari i Oda e Veterinerëve e Kosovës Xhevdet Krasniqi kryetar dhe Kreshnik Rogova anëtar, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, dy ditë radhazi në Plevlje me ftesë të Dhoma e Veterinerëve e Malit të Zi. Kryefjalë e takimeve ka qenë bashkëpunimi dhe zhvillimi rajonal veteriner.

Me këtë rast, kryetari i OVK-së, Xhevdet Krasniqi, teksa ka përgëzuar homologun malazias për ftesën, ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm, njëherësh duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.

“OVK jemi mirënjohës për gatishmërinë e bashkëpunimit të DhVMZ për të cilën shprehim gatishmërinë tonë për thellimin e saj në shumë segmente të fushëveprimtarisë sonë si institucion”, tha Krasniqi.

Në këtë takim është diskutuar edhe për problemin e qenve endacak dhe strategjinë kombëtare të Kosovës për këtë çështje.

Krasniqi ka potencuar edhe mungesën e ligjit për OVK dhe domosdoshmërinë e bërjes së tij.

Gjithashtu edhe homologët malazezë theksuan se ky takim ishte planifikuar në një ambient të ngrohtë dhe shoqërues të bisedohet për bashkëpunim, zhvillimin e veterinarisë dhe momentin aktual në veterinari.

Ky aktivitet kishte karakter rajonal.