Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bashkë me Oda e Veterinerëve e Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Tërbimit.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u shpërndan fletushka për informim rreth kësaj sëmundjeje infektive më vdekjeprurëse në botë.
Gjithashtu, në këtë ditë, pronarët mund t’i vaksinojnë falas kafshët e tyre në klinikat e veterinarisë në krejt qytetet e vendit.
Në Kosovë ka vite që nuk është shënuar asnjë rast i tërbimit.