Sot në ambientet e AUV-së u mbajt takimi trepalësh Projekti BE-AUV-OVK, ku është diskutuar në lidhje me projektin e financuar nga BE “Mbështetje për krijimin e programeve të mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve dhe përafrimin me kapitullin 12 të acquis (NEAR/PRN/2020/EA-RP/0009)”.
Eksperti kyç për komponentin e shëndetit të kafshëve, Francesco Bonicelli, tha se, projekti ka dy qëllime: 1. të forcojë mekanizmat për mbikëqyrjen, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve në Kosovë drejt standardeve të BE-së dhe 2. të përgatisë “udhërrëfyesin” për përafrimin e legjislacionit kombëtar me Kapitullin 12 të Acquis të BE-së për sigurinë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare dhe të forcojë më tej kapacitetet administrative në këto fusha: takime fillestare me OVK (kryesinë) – njoftimi me objektivat e projektit; Plani Zhvillimor 5-vjeçar për Drejtorinë e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve të AUV-it.
Ai tha se, aktiviteti i parë në këtë komponent të planit, është identifikimi i nevojave për trajnim për VPTP-të.
Sipas tij, vlerësimi i nevojave për trajnime të propozuar do të kryhet përmes pyetësorit të hartuar posaçërisht, i cili do të plotësohet nga VPTP-të.
Kryetari i Oda e Veterinerëve e Kosovës, Xhevdet Krasniqi, në emër të OVK mirëpriti këtë iniciativë dhe premtoj që do kontribuoj me këshilla rreth përmbajtjes së pyetësorit dhe të mbështesë projektin përmes përcjelljes me VPTP-të për plotësimin e pyetësorit dhe zbatimin e trajnimeve gjatë periudhës 2022-2024.
Ai kërkoi që në të ardhmen, të ketë numër më të madh të kafshëve për hulumtime diagnostike.
Ai gjithashtu premtoj se, Oda e Veterinerëve e Kosovës do merr pjesë aktive në grupin punues bashkërisht me stafin e AUV-së dhe përfaqësuesit e Projektit të BE-së gjatë përgatitjes së planit të veprimit për shëndetin e kafshëve për periudhën 2022-2027.