Koordinohen OVK dhe AUV

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Sot në zyrat e AUV-së Drejtori Ekzekutiv, Flamur Kadriu, priti kryesinë e ngushtë të Oda e Veterinerëve e Kosovës, prirë nga kryetari Xhevdet Krasniqi.

Fillimisht z. Kadriu e uroj për zgjedhjen në krye të OVK-së.

Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha segmentet për ngritje të shëndetit veterinarë në Kosovë.

Si pika kryesore përmendi ngritjen e nivelit profesional dhe teknikë të praktikave veterinare në terren, të cilat janë çelësi i suksesit për ngritjen e vazhdueshme të shëndetit publik në vend.

“Si projekte të para risi për bashkëpunim do të kemi zhvillimin e projektit të identifikimit dhe regjistrimit të qenve me pronar dhe nga ana e pozitës se udhëheqësit të AUV-së oda do ta ketë mbështetjen për nxjerrjen e ligjit për Oda e Veterinerëve e Kosovës”, tha Kadriu.

Nga an tjetër Kryetari i OVK-së, Xhevdet Krasniqi, u shpreh se do të vazhdohet tradita e bashkëpunimit të ngushtë me një intensifikim të zhvillimit të aktiviteteve në terren.

“Shtimin e shërbimeve veterinare për ngritje të nivelit të shëndetit të kafshëve. Duke punuar në të gjitha drejtimet që OVK të punojë fillimisht për të mirën e anëtareve të vet si doktorë të mjekësisë veterinare në vend. Përmes kësaj të krijohen kushte më të mira pune që pastaj të përkthehen në rezultate më të mira, në shërbim të fermerëve blegtorë dhe gjithë shëndetit të kafshëve në Kosovë”, tha Krasniqi.

Ai tha se, puna jonë e përbashkët do të jep fryte për të mirën e përgjithshme shëndetësore.