Përfundon seminari tre ditor i organizuar nga OVK dhe TIKA

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Ka përfunduar suksesshëm seminari tre ditor i organizuar nga OVK dhe TIKA.

DMV Bledion Rushiti, tha se duke qenë anëtar i ri në OVK, fillimisht si detyrë dhe mision, pastaj si kënaqësi e punës si veteriner, mbështetja juaj ishte dhe do të jetë çdoherë e mirëpritur.

“Me organizimin e praktikave të datës tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë nëntor, ne patëm një mundësi të rrallë duke u njoftuar drejtpërdrejt me problemet e Ortopedisë Veterinare si dhe me zgjidhjen e tyre. Kjo përbën një ngjarje të jashtëzakonshme”, tha Rushiti.

Ai tha se, aktiviteti juaj do të shërbejë jo vetëm si dëshmi e manifestimit të përgjegjësisë ndaj kolegëve veterinerë, por edhe si përgjegjësi qytetare.

OVK me motivacionin “Për kontributin e dhënë në cilësinë e ligjëruesit teorik dhe praktik për tre ditë me radhë në seminarin “Trajtimi i qenve endacakë, një problem më pak në shoqëri”, organizuar nga OVK dhe TIKA”, ndau mirënjohje për profesorët Dr. Ayhan BAŞTAN dhe Dr. Kürşat ÖZER.

OVK po ashtu ndau mirënjohje edhe për ambulancat veterinare “CRAZY PET”, me pronar DMV Dardan Pozhegu, “PRO VET”, me pronar Blendi Bejdoni dhe “Albatriti”, me pronar DMV Albatrit Halili, me motivacionin “Për vënien në dispozicion të ambulancës veterinare me komplet infrastrukturën për seminarin “Trajtimi i qenve endacak, një problem më pak në shoqëri”, organizuar nga OVK dhe TIKA”.

Në fund TIKA shpërndau certifikatat e pjesëmarrjes dhe falënderoi u.d. të kryetarit të OVK-së, Arben Sinani, për bashkëpunimin e deritashëm, njëherësh duke i uruar suksese në rrugëtimin e tij të ri.