Ka vazhduar sot dita e dytë, por praktike, e seminarit “Trajtimi i qenve endacak, një problem më pak në shoqëri”.
Për veterinerin e terrenit, Avni Kadriu, ky seminar ishte i mirëpritur.
“Temat e përzgjedhura nga OVK dhe shpjegimi i profesorëve turq, ishin të duhura. Shumë gjëra sot i rifreskuam”, tha Kadriu.
Ai ka kërkuar që seminare të tilla të vazhdojnë.
Edhe profesorët turq, Prof. Dr. Ayhan BAŞTAN dhe Prof. Dr. Kürşat ÖZERD, u ndanë shumë të kënaqur si për nga pjesëmarrja e veterinerëve, po ashtu edhe interesimi i tyre.
Veterinerët e Kosovës ishin shumë të kënaqur dhe falënderuan OVK dhe TIKA-n për organizim.
Ky seminar i cili ka filluar dje, përfundon nesër.