Trajtimi i qenve endacak, një problem më pak në shoqëri, seminari i radhës nga OVK dhe TIKA

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Vazhdon suksesshëm bashkëpunimi në mes të Oda e Veterinerëve e Kosovës dhe TIKA-s turke.

Falë këtij bashkëpunimi, sot është mbajtur seminari i radhës me temë: Trajtimi i qenve endacak, një problem më pak në shoqëri.

Arben Sinani, u.d. i kryetari të OVK, në fjalën e tij të rastit tha se, shfrytëzoj rastin t’i përshëndes përfaqësuesit e TIKA-s nga Turqia, Kosova dhe profesorët që kanë ndarë kohën me nda eksperiencën e tyre teorike dhe praktike.

Ndërsa Ali Kurt, ekspert i bujqësisë nga qendra e TIKA-s Ankara, përcolli përshëndetjet edhe të shefit të TIKA-s në qendër.

Ai tha se, për shkak të pandemisë trajnimin paraprak e kemi mbajtur online, ndërsa këtë të sotmin po e mbajmë me prezencë fike.

“TIKA planifikon trajnime me shtetet që i konsideron mike dhe vëllazërore. Profesorët nga atje, për tre ditë radhazi do të ndajnë eksperiencat e tyre që do ju hyjnë në punë”, tha Kurt.

Shefi i zyrës së TIKA-s për Kosovë, Cihan Dinçe, teksa i ka uruar Arbenit rrugëtimin e ri, e ka falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, njëherësh duke premtuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe me organet e reja të OVK-së.

Mirlinda Cani, veterinere e re nga Gjilani, ishte njëra nga seminaristet.

Për te seminari është shumë i mirëseardhur për të gjithë doktorët veterinerë.

“Faleminderit prej profesorëve të Turqisë që na ligjërojnë dhe na njoftojnë me gjëra të reja rreth kirurgjisë së kafshëve të vogla”, tha Cani.

Ajo shprehet të jetë shumë e kënaqur me ligjëratat, duke kërkuar njëherësh më shumë seminare të veterinarisë nga TIKA.

Ky seminar do të zgjas tre ditë. Dita e parë teorike është mbajtur sot, ndërsa pjesa praktike do të mbahet nesër dhe pasnesër në Prishtinë e Gjakovë.