Biosiguria në fermat e pulave në fokus – ekspertë ndërkombëtarë dhe profesionistë vendorë trajnojnë veterinerët

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Workshopi “Biosiguria në fermat e pulave”, i organizuar nga Oda e Veterinerëve e Kosovës në bashkëpunim me Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë dhe Fakulteti i Bujqësisë dhe i Veterinarisë, solli në Prishtinë ekspertë ndërkombëtarë për të diskutuar masat e biosigurisë në sektorin e shpendarisë

Lektorët nga Università degli Studi di Padova dhe Dr. Sadik Heta, PhD, DMV nga AUV-ja ndanë përvoja dhe rezultate studimesh mbi praktikat moderne të biosigurisë.

Kryetari i Oda e Veterinerëve e Kosovës, Hasan Limani, falënderoi lektorët për kontributin e tyre dhe veterinerët për pjesëmarrjen aktive duke theksuar rëndësinë e trajnimeve të tilla për ngritjen e kapaciteteve profesionale në sektorin veterinar.

“Një falënderim i veçantë për Profesoreshën Asst. Prof. Blerta Mehmedi Kastrati për sjelljen e lektorëve nga Universiteti i Padovës dhe bashkëpunimin për realizimin e këtij organizimi, Bekim Hoxha, Drejtor Ekzekutiv, per sallen e AUV, për mbështetjen dhe angazhimin profesional dhe Sadik Heta, Drejtor për Mirëqenien e Kafshëve, për mbështetjen dhe angazhimin si lektorë profesional”, tha Hasani.

Assc. Prof. Alessandra Piccirillo, tha se ju falënderoj për ftesën këtu në Kosovë.

“E kam shijuar shumë këtë përvojë. Sot fola për zbatimin e masave të biosigurisë në sektorin e shpendarisë në Itali, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Masat e biosigurisë janë thelbësore për parandalimin e sëmundjeve dhe për rritjen e standardeve të prodhimit”, tha Piccirillo.

Ajo tha se shpresoj që e keni shijuar prezantimin tim dhe shpresoj të kem mundësinë të ftohem sërish në të ardhmen, për të vazhduar shkëmbimin e përvojave.

Për Tenure Prof. Andrea Laconi, ishte një kënaqësi e madhe të jetë këtu sot për të prezantuar rezultatet e studimit të tij në kuadër të projektit ‘Better Construction and the Cage’ para veterinerëve dhe fermerëve.

“Studimi ynë fokusohet në përmirësimin e kushteve të rritjes së shpendëve dhe aplikimin e praktikave që rrisin mirëqenien e tyre. Ishte një përvojë shumë e mirë dhe shpresoj që audienca e ka shijuar prezantimin dhe gjetjet që ndamë sot”, tha ai.

Laconi tha se bashkëpunime të tilla janë të rëndësishme për zhvillimin e sektorit dhe për shkëmbimin e njohurive mes vendeve.

Veterineri i terrenit, Turhan Nila e vlerësoi workshopin si shumë interesant dhe me përmbajtje të dobishme. Sipas tij, prezantimet trajtuan në mënyrë të qartë problematikat e biosigurisë dhe ofruan zgjidhje praktike që mund të aplikohen në fermat vendore.

“Prezantimet ishin cilësore dhe shumë të vlefshme për praktikën profesionale. Falënderoj pedagogët nga Universiteti i Padovës, në veçanti zt. Sadik Heta, si dhe Fakultetin e Mjekësisë Veterinare dhe Odën e Veterinerëve të Kosovës për organizimin dhe kontributin e tyre. Shpresoj që edhe në të ardhmen të organizohen trajnime të tilla, të cilat janë të domosdoshme për avancimin e njohurive dhe praktikës veterinare,” tha Nila.

Pjesë e workshopit ishte edhe studenti Malsor Mehani. “Pjesëmarrja në workshopin për biosiguri ishte një përvojë shumë e vlefshme për mua si student. Leksionet dhe diskutimet me ekspertët nga Padova dhe AUV-ja më ndihmuan të kuptoj më mirë rëndësinë e masave të biosigurisë në fermat e pulave dhe ndikimin e tyre në shëndetin e kafshëve dhe prodhim”, tha ai.

Mehani shtoi se trajnime të tilla janë të domosdoshme për ne si brez i ri, sepse na përgatisin për sfidat profesionale dhe për aplikimin e praktikave moderne në sektorin veteriner.

“Falënderoj organizatorët dhe lektorët për mundësinë që na ofruan për të mësuar dhe për të shkëmbyer përvoja”, përfundoi Mehani.

Workshopi u vlerësua pozitivisht nga pjesëmarrësit duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe profesional në zhvillimin e sektorit veteriner në Kosovë. Trajnime të tilla kontribuojnë në përmirësimin e standardeve të biosigurisë dhe në ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve të fushës.

Në fund u ndan certifikata me 10 pikë krediti.