Edhe në Prishtinë, sikurse edhe në komunat e tjera, pothuajse problematikat ishin të njëjta
Shitja e barërave në të zezën, veterinerë të pa licencuar, mungesë e barërave për kafshë të shoqërimit, mos nivelimi i çmimeve të shërbimeve veterinere, pavarësisht çmimores së OVK-së, ishin disa nga preokupimet.
“Me disa çmime që punojnë disa veterinerë, nuk mbulohen as shpenzimet”, u tha në takim, andaj u kërkua që për të gjitha këto, të gjenden mënyrat e ndëshkimit.
E kryetari i OVK-së, Xhevdet Krasniqi, i njoftoi të pranishmit për tenderin e mikroçipave.“Edhe pse nuk është në domenin tonë, ne megjithatë e kemi marrë përsipër punën e mikroçipave dhe pasaportave”.
Nga kjo tha Krasniqi, do tu mundësohet të gjithë veterinerëve që tu ofrojnë shërbime pronarëve të qenve.Krasniqi po ashtu tha se, do bëjmë përpjekje që mbulimin e shpenzimeve me vazhduar me bë shteti.
E nënkryetari i OVK-së, Hasan Limani, tha se të gjitha të gjeturat nëpër komuna, do t’i adresojmë tek organet kompetente.