OVK-ja takim njohës dhe koordinues me u.d. kryeshefin e AUV-së

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Problemet me të cilat po përballen veterinerët e terrenit në përgjithësi, e në veçanti mungesa e ligjit të OVK-së, si çelësi zgjidhës i këtyre problemeve, ishin ndër bisedat që krerët e OVK-së patën në takimin njohës dhe koordinues me u.d. kryeshefin e AUV-së, Bekim Hoxha.

Kryetari i OVK-së, Xhevdet Krasniqi, pasi uroi nikoqirin për detyrën, e njoftoi atë për bashkëpunimin e deritashëm me AUV-në, si dhe me takimet e veterinerëve të terrenit, nga të cilët kemi marr vërejtjet dhe sugjerimet.

“Mungesa e ligjit të OVK-së, e që është çelësi zgjidhës i këtyre problemeve, po i akumulon ato”, tha Krasniqi.

Ai tha se, përpjekjet për nxjerrjen e këtij ligji s’kanë reshtur asnjëherë, por pa sukses.

Krasniqi tha se, AUV-ja do ta ketë mbështetjen e pa rezervë të veterinerëve, aty ku u kërkohet.

E nënkryetari i OVK-së, Hasan Limani, tha se të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e nxjerra nga takimet me kolegë, do t’i adresojmë.

Nga ana a tij, u.d. kryeshefi i AUV-së, Bekim Hoxha, tha se bashkëpunimi me OVK-në do të vazhdoj edhe ma, njëherësh duke falënderuar OVK-në për urimin dhe mbështetjen.

“Pavarësisht se nuk jeni odë e rregulluar me ligj, nuk do të ketë pengesa për bashkëpunim dhe delegim detyrash”, tha Hoxha.

Ai tha se edhe vet personalisht, do të merret me çështjen e ligjit të OVK-së.

Palët u pajtuan për vazhdimin e komunikimit.