Për dy ditë radhazi u mbajt një punëtori në fushën e veterinarisë ku përveç pjesës teorike u zhvillua edhe ajo praktike lidhur me sëmundjet e kafshëve dhe parandalimin e tyre.
Në projektin: “Mbështetje në krijimin e programeve të mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve të kafshëve dhe përafrimi me kapitullin 12 te acquis të BE-së” u zhvilluan ushtrime simuluese për sëmundjen Afta Epizootike (ushtrime “tavoline”/desktop dhe në terren)”.
Përveç inspektorëve dhe veterinerëve të terrenit, pjesëmarrës ishte edhe OVK-ja.
Kryetari i saj, Xhevdet Krasniqi, u shpreh që këto trajnime janë mjaft të rëndësishme.
“Kjo për faktin se në rast të paraqitjes së kësaj sëmundjeje ose të ngjashme, të mund të reagojmë në mënyrë efikase që të parandalojmë përhapjen e këtyre sëmundjeve si dhe me determinimin e shpejtë të tipit të virusit kemi mundësi të përdorim vaksinën adekuate për vaksinimin dhe mbrojtjen e kafshëve të shëndosha”, tha Krasniqi.