Me rastin e ditës ndërkombëtare të veterinarisë, kryetari i OVK-së, Xhevdet Krasniqi, ka uruar ata.
Urimi i tij:
Të nderuar veterinerë, ju përgëzoj për Ditën e Veterinerit!
Puna juaj është e nevojshme dhe e rëndësishme në çdo kohë në të gjitha pjesët e botës.
Profesioni juaj është një thesar i vërtetë, i pazëvendësueshëm për kafshët.
Le të vazhdojë entuziazmi dhe profesionalizmi juaj për të ndihmuar të gjitha kafshët, ku në sytë e tyre gjithmonë mund të lexoni mirënjohje të madhe për punën tuaj fisnike dhe humane.
Uroj që gjithmonë të ruani shëndetin e kafshëve tona të dashura, duke marrë në këmbim mirënjohjen bujare të pronarëve të tyre.
Urojmë punë të suksesshme, ndërsa pronarët e tyre të lumtur dhe të gëzuar.
Të gjithë veterinerëve ju urojmë durim dhe vullnet, sepse puna është jashtëzakonisht e ndërlikuar, e vështirë dhe kërkon përgatitje të fortë mendore.
Oda e Veterinerëve e Kosovës, falënderon të gjithë anëtarët për punën tyre të vështirë dhe të përgjegjshme!