Veterinarët mësojnë metodat bashkëkohore të mirëqenies së kafshëve të shoqërimit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo
Organizata KSAVA (organizatë veterinare që merret me kafshët e shoqërimit organizatën), Fondacioni për të drejtat e kafshëve e në mbështetje të Odës së Veterinarëve të Kosovës (OVK) dhe Agjencisë së Ushqimit e Veterinarisë (AUV), organizuan seminarin e parë për kafshë të shoqërimit me temën “Mirëqenia e kafshëve të shoqërimit”.

Presidenti i KSAVA, mjeku veterinar, Dardan Pozhegu, ka treguar qëllimin e këtij seminari.

“Qëllimi i këtij seminari është që, doktorët që përfshihen në projektin e menaxhimit dhe trajtimit të qenve endacak, të informohen me metodat më bashkëkohore gjatë tërë këtij procesi”, tha Pozhegu.

Ai tha se, pjesë e këtij procesi është edhe identifikimi, regjistrimi, monitorimi i qenve endacak në vend, por gjithashtu pjesë e rëndësishme është roli i veterinerëve në menaxhimin e duhur të popullatës së qenve endacak.

E kryetari i OVK-së, Arben Sinani, u shpreh i kënaqur me temën e seminarit e sidomos me interesimin e kolegëve veterinar.

“Seminare të tilla, do të organizohen edhe në vazhdimësi. Temat në të shumtën do të varen nga nevoja e veterinarëve të terrenit”, tha Sinani.

Edhe pjesëmarrësit aty u shprehën të kënaqur me temën e seminarit, duke kërkuar që seminaret të vazhdojnë edhe ma.

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit u pajisen me certifikata.