Vazhdon bashkëpunimi i OVK-së dhe TIKA-s

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Vazhdon bashkëpunimi i nisur me vite nga OVK dhe TIKA. Kjo u konfirmua sot në takimin e tyre të përbashkët.

Përfaqësuesi i TIKA-s për Kosovë, Cihan Dinçer, teksa uroi kryetarin e ri për rizgjedhjen, ka falënderuar ish kryetarin Arben Sinani për bashkëpunim të thukët.

“Së bashku me ju, me ish kryetarin dhe Fakultetin e Veterinarisë, t’i caktojmë prioritetet, të cilat do ta kenë mbështetjen e parezervë tonën”, tha Dinçer.

Sa i përket vazhdimit të seminareve me veterinerë të terrenit, tha se do të vazhdojnë.

Ai kërkoi nga kryetari i ri dhe kryesia e re, që ky bashkëpunim të vazhdoj tutje.

E për vazhdim bashkëpunimi u shprehën përfaqësuesit e OVK-së Hasan Limani, Florik Haxhikadrija dhe Mentor Barani, të prirë nga kryetari, Xhevdet Krasniqi.

“Më ka treguar Arbeni për bashkëpunimin dhe punët e mira që keni bërë. Po ashtu edhe veterinerët për seminaret nga të cilat kanë mësuar shumë dhe që iu kanë hy në punë gjatë punës praktike, andaj ne ju jemi shumë mirënjohës dhe jemi që këtë bashkëpunim ta thellojmë edhe ma”, tha Krasniqi.

Ai tha se, OVK është e gatshme për çdo gjë që kërkohet nga TIKA.

Në fund të takimit, u kërkua nga OVK, që veterinerët e terrenit t’i përmbledhin hallet dhe problemet me të cilat përballen fermerët, dhe ato në formë raporti t’i dërgohen TIKA-s, në mënyrë që ta kenë një pasqyrë reale dhe mbështetja të fokusohet në to.