TIK-a, së bashku me OVK-në, përmbyllin trajnimin virtual disaditor për veterinerët e Kosovës

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo
Për pesë ditë me radhë është mbajtur një trajnim virtual. Me këtë rast, janë trajtuar shumë tema në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.
Pjesëmarrës në hapjen e punimeve të seminarit qenë edhe Ambasadori i Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar, si dhe përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR).
 
Për organizimin e këtij seminari janë përkujdesur organizata turke TIKA dhe Oda e Veterinerëve të Kosovës (OVK).
 
Arben Sinani, Kryetar i Odës Veterinere të Kosovës, në fjalën e tij të rastit, ka falënderuar, ndër të tjerë, edhe moderatorin Ali Kurt, përkthyesin Mumin Veliji.
 
“E kuptoj që ka qenë jo e lehtë për juve se jeni doktor fillestar. Megjithatë jemi shumë të kënaqur me përkthim.”
 
Ai ka vazhduar duke thënë se:
 
“Sa i përket vlerësimit të trajnimit, ka qenë shumë i mirë, i frytshëm, kemi marr informacione të mira, tema interesante, shpjegime shumë të mira nga profesorët e nderuar. Janë prekur tema me rëndësi për ne veterinerët. Me ballafaqimet tona në terren, kemi marr shumë informata të duhura. I falënderoj profesorët. Falënderoj përfaqësuesit e TIKA-s në Kosovë, Luan Tiriqin për angazhimin për këtë trajnim. I falënderoj institutet turke për këtë trajnim.”
 
Një falënderim i veçantë për Muhamet Celik, gjithashtu përshëndes të gjithë audiencën, veterinarët tanë të terrenit.
 
“Një përmbyllje të shkurtër të këtij trajnimi. Unë dhe kolegët veterinarë kemi një mendim shumë pozitiv, dhe edhe njëherë i falënderoj nga zemra të gjithë akterët e këtij simpoziumi. Kërkoj që kjo të behet traditë e përvitshme. Uroj që vitet tjera të kaloj pandemia dhe të kemi kontakte mes nesh. Kërkoj nga institucionet relevante në Turqi që të shkëmbejmë përvojat me vajtje – ardhje. Uroj që ky bashkëpunim të mos ndalet kurrë. Faleminderit të gjithëve”, tha Sinani.
 
Ali Kurt, moderator i seminarit dhe inxhinier i bujqësisë, falënderoi për vlerësimin e bërë nga kryetari i OVK-së, Arben Sinani.

“Edhe ne besojmë që do të vazhdoj ky bashkëpunim.”

 
Muhamet Celik, Shef i Departamentit të TIKA-s për Ballkanin dhe Evropën Lindore, në fjalën e tij tha që:
 
“Fillimisht duhet të falënderoj Arben Sinanin dhe OVK-në për bashkëpunimin me TIKA-n. Në fakt zhvillimi i këtij trajnimi do ndikoj në zhvillimin e projekteve të reja me OVK-në. Ne për së afërmi përmes zyrës sonë në Prishtinë e kemi përcjellë këtë trajnim. Me këtë rast personalisht dua të falënderoj akterët nga TIKA, të cilët nga vitit 2004 merren me projekte nga Kosova. Po ashtu pa mbështetjen e MBPZhR-së do të ishte e pamundur organizmi.”
 
Ai tha se, me Dr. Arbenin më duket për herë të parë jemi takuar përmes këtij trajnimi. Ky është trajnimi i parë OVK-TIKA. Unë dua ta informoj Dr. Arbenin dhe ju se për një kohë të gjatë kemi punuar për blegtorinë në Kosovë. Unë po ashtu kam dëshirë të potencoj që përmes OVK-së dhe FBV-së, të zhvillojmë projekte në fushën përkatëse. Ky trajnim 5 ditor ishte i lodhshëm, se vet profesioni është i lodhshëm. Stresi i juaj është ende, sidomos i Agim Beqes, që ende po përpiqet të thotë diçka.
 
“Unë besoj që pas këtij trajnimi, me siguri ju do të bashkoheni si OVK dhe të diskutoni për projekte së bashku me TIKA-n, për të çuar përpara blegtorinë e Kosovës. Arsyeja se këtë sektor, ju më së miri e njihni, se kur e njihni sektorin i njihni edhe problemet. Po ashtu kemi edhe praktikat, sukseset tona në terren. Pas këtij takimi unë besoj që ju do ta bëni një vlerësim të ri dhe të bëjmë projekte të reja. Unë po shoh te Dr. Arben Sinani, që këto projekte të vazhdojnë. Ju dhe ne jemi ulur në zyra ku kemi ambient të ngrohtë. Të shpërndajmë dele, qoftë edhe natën. Dua të ju falënderoj të gjithëve për prezencë kaq të madhe”, tha ai.
 
Fjalë përshëndetëse pati edhe mjeku veterinar Agim Beqa.
 
“Pasi mu përmend emri, dua ta falënderoj shefin e departamenti të TIKA-s, Dr. Mahmut Celik dhe organizatorin e këtij seminari Ali Kurt si dhe kryetarin e OVK-së Arben Sinani dhe të gjithë kolegët pjesëmarrës si nga Kosova dhe Turqia. Fjalët tjera i përmendi kryetari, veç desha të ju përshëndes”.
 
Palët u zotuan për vazhdimin e trajnimeve edhe vitet e ardhshme.