OVK viziton Dragashin

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Përfaqësues të Oda e Veterinerëve e Kosovës kanë qëndruar në një vizitë në Dragash, ku janë takuar me veterinerë të këtij rajoni. 

Gjatë bisedës janë konstatuar problemet e njëjta ku renditen veteriner të palicencuar, shitje e barnave në të zezë dhe nga njerëzit jo kompetent.

Kreu i OVK, Xhevdet Krasniqi, tha se të gjitha vërejtjet do të shqyrtohen duke premtuar zgjidhjen e tyre.

“Sapo t’i mbledhim të gjitha vërejtjet nga terreni, do t’i adresojmë në mënyrë që edhe t’u japim zgjidhje”, tha Krasniqi.

Ai ka përshëndetur gatishmërinë që në tenderë të konkurrohet si konsorcium.