Anëtari i kryesisë së OVK-së, Florik Haxhikadrija, gjatë një vizite në Konja të Turqisë, u takua me kryetarin e Odës së Veterinarisë së Konjës, Prof. Dr. Aşkın Yaşar, profesor në Fakultetin e Veterinarisë në Universitetin e Selxhukut në Konja.
Haxhikadrija tha se, në këtë takim kryetari na informoi që Oda e Veterinarisë së Konjës është themeluar në vitin 1954, ku sot ka mbi 1800 veterinarë dhe që numri i kafshëve të trasha është rreth 900.000 krerë, 2.500.000 kafshë të imëta dhe13.000.000 pula.
“Edhe ne e informuam për OVK, se kur është themeluar, si funksionon dhe qëllimet tona në të ardhmen. Po ashtu bëmë përpjekje që në të ardhmen të kemi një bashkëpunim profesional dhe binjakëzim ndërmjet dy odave”, tha Haxhikadrija.