Ademi falënderon kolegët për besimin e dhënë dhe premton avancimin e statutit dhe bazës ligjore të OVK-së

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Kryetari i sapo zgjedhur i Oda e Veterinerëve e Kosovës, Dr. sc. Arsim Ademi, u zotua për angazhimin në avancimin e statutit dhe bazës ligjore të OVK-së.

Ai me ta marrë detyrën për të udhëhequr me këtë institucion të rëndësishëm për veterinerët, falënderoj gjithë secilin nga ta fillimisht për pjesëmarrjen në punimet e këtij kuvendi, e që mundësoj edhe mbajtjen e tij, por sidomos për mbështetjen masovike që i dhanë për të shërbyer si kryetar i OVK-së.

Po ashtu ai falënderoj kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e kryesisë në detyrë të OVK-së për kontributin e dhënë gjatë mandatit të tyre, duke theksuar kontributin e tyre dhe të gjithë secilit nga drejtuesit paraprak të Oda e Veterinerëve e Kosovës, pa kontributin e të cilëve OVK-ja e as shërbimi veterinar nuk do të ishte këtu ku është sot.

“Duke uruar edhe nënkryetarin dhe anëtarët e tjerë të zgjedhur të kryesisë së re të OVK-së, zotohem që bashkë me ta do të bëjmë më të mirën e mundshme për avancimin e statutit dhe bazës ligjore të OVK-së, e përmes saj edhe: mbrojtjen e interesave të veterinerëve, avancimin e vazhdueshëm profesional të tyre si dhe sensibilizimin e institucioneve relevante dhe opinionit të gjerë për rolin e pazëvendësueshëm të mjekut veteriner”, tha Ademi.

Me ketë rast, ai shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij për të bashkëpunuar ngushtë me gjithë secilin nga anëtarët e OVK-së, por edhe me përfaqësues të institucioneve të tjera relevante si: Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe të institucioneve të tjera homologe me odën në rajon e më gjerë.