Ademi dhe Resuli zotohen për intensifikimin e bashkëpunimit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Presidenti i Urdhri i Mjekut Veterinar Shqiptar, Ervin Resuli, i ka uruar Dr. Arsim Ademi, zgjedhjen e tij në krye të OVK-së.

“Në emrin tim dhe të Urdhrit Veterinar Shqiptar, ju uroj për zgjedhjen si President i Odës Veterinare të Kosovës. Urime të sinqerta për pozitën e sapo zgjedhur!”.

Ai shfaqi bindjen se, me përvojën dhe njohuritë e tij, z. Ademi do të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin e profesionit veterinar në Kosovë, por edhe më gjerë.

“Besoj se bashkëpunimi ynë do të kontribuojë në forcimin e rolit të mjekut veterinar. Shpresoj të realizomë një takim sa më parë, për të çuar përpara punët e nisura dhe për të thelluar bashkëpunimet mes Urdhrit Shqiptar dhe Odës së Kosovës”, thuhet në letrën e tij.

Me këtë rast ai i përcolli përshëndetjet e tij më të mira.

Kreu i OVK-së, Arsim Ademi, përmes një letre ka falënderuar homologun e tij nga Shqipëria, Ervin Resuli, për urimin e marr dhe gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit të dy institucioneve, duke thënë se, jam shumë i kënaqur dhe ndjehem i nderuar të pranoj këtë telegram urimi nga ju si President i Urdhri i Mjekut Veterinar Shqiptar! Njëkohësisht, meqenëse nuk ka shumë kohë që edhe ju keni marrë pozitën drejtuese si President i UMVSh-së, më lejoni që të shfrytëzoj rastin që edhe personalisht t’ju uroj për detyrën e re ndonëse jam i bindur që kryetari në detyrë i OVK-së Dr. Xhevdet Krasniqi e ka bërë këtë paraprakisht në emër të OVK-së.

“Duke qenë se kam ndjekur nga afër angazhimin tuaj të vazhdueshëm në avancimin e profesionit të veterinarisë (edhe pa qenë president i Urdhrit Veterinar), besoj shumë në kontributin tuaj të çmuar edhe në të ardhmen në avancimin e këtij profesioni fisnik në Shqipëri dhe jo vetëm”, ka thënë Ademi.

Ai, po ashtu tha, se e vlerësoj lart gatishmërinë e zotëri Resulit për bashkëpunim dhe dua të shpreh njëkohësisht gatishmërinë time të plotë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes OVK-së dhe UMVSh-së.

“Ndonëse, zyrtarisht mandati im si kryetar i OVK-së fillon me 1 tetor, do të ishte kënaqësi e veçantë për mua t’ju mirëpresë kurdo që ju gjeni kohë dhe mundësi për të na vizituar këtu në Kosovë”, ka përfunduar Ademi.