Kreu i sapo zgjedhur i OVK-së merr letër urimi nga homologu nga Maqedonia

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Kreu i Dhoma e Veterinerëve të Maqedonisë, përmes një letre në emër të institucionit që ai përfaqëson, ka uruar Dr. Arsim Ademi në zgjedhjen e tij Kryetar i Oda e Veterinerëve e Kosovës.

“Është nder i veçantë për mua t’ju dërgoj urime të sinqerta për zgjedhjen e Kryetarit të Odës Veterinare të Kosovës. Ju uroj shumë suksese në kryerjen e kësaj pozite të përgjegjshme. Jam i bindur që përvoja dhe njohuritë tuaja do të kenë një ndikim pozitiv në zhvillimin e profesionit veterinar”, ka thënë ai.

Ai shfaqi bindjen se, bashkëpunimi ynë i përbashkët do të kontribuojë në forcimin e dinjitetit të profesionit veterinar në të dy vendet dhe se, në të ardhmen do të kemi suksese edhe më të mëdha.

Duke i përcjellë përshëndetjet e tij, ai shfaqi shpresën se shumë shpejt do të takohen.

Ndërkohë Kryetari i OVK-së, Arsim Ademi, ka falënderuar homologun e tij nga Maqedonia për urimin në zgjedhjen e tij në krye të OVK-së.

Me këtë rast, Ademi tha se, bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të thellohet.

“Shpreh gatishmërinë për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit. Me padurim pres një takim brenda një afati të shkurtër, për të përcaktuar prioritetet e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve”, ka thënë Ademi.