Përmes një procesi transparent, NTP “JONATAN-P”, është zgjedhur si kompania e përgjegjshme dhe me çmimin më të lirë për furnizimin e veterinerëve me mikroçipa për qen.
Me rastin e nënshkrimit të kontratës, kryetari i OVK-së, Xhevdet Krasniqi, ka thënë se tashmë do të angazhohen të gjithë veterinerët, anëtar të OVK-së dhe të licencuar.
Krasniqi po ashtu, ka kërkuar nga pronarët e qenve që të përmbushin obligimin ligjor, duke i regjistruar, identifikuar dhe mirkoçipuar qentë. Me këtë rast bëhet edhe vaksinimi kundër tërbimit dhe dehelmentizimi kundër ehinokokozës.
Ai ka kërkuar nga institucionet e vendit që të vazhdojnë me mbulimin e shpenzimeve, në mënyrë që të përgjigjen të gjithë pronarët.