Shitja e barnave nga njerëz jo kompetent, sfida e radhës

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Bashkëbisedimi me veterinerët e terrenit ka vazhduar me ata nga Gjakova, Rahoveci e Malisheva.

Në këtë takim ku prezantuan, kryetari Xhevdet Krasniqi dhe nënkryetari Hasan Limani, u fol për sfidat me të cilat po ballafaqohen veterinerët në ato komuna.

Disa nga sfidat e dala nga këto takime ishin procedurat e licencimit të praktikave veterinere si dhe shitja e barnave veterinere nga njerëz jo kompetent.

Të dy përfaqësuesit qendror, u zotuan se, pasi t’i kenë mbledhur të gjitha sfidat, do t’i adresojnë në organet gjegjëse.