Nisma e Odës së Veterinerëve sjell takim bashkëpunimi me Kryetarin e Odës së Farmacistëve të Kosovës

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Me iniciativë të Kryetarit të Oda e Veterinerëve e Kosovës, Dr. Hasan Limani, sot u zhvillua një takim pune me Kryetarin e Odës së Farmacistëve të Kosovës, z. Kadri Bytyqi. Takimi u zhvillua në një frymë të hapur bashkëpunimi dhe kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy profesioneve shëndetësore.

Tema kryesore e diskutimit ishte njohja e kartelave të mjekëve veterinerë në barnatoret e licencuara, për të mundësuar qasjen e nevojshme në barna që nuk kërkojnë recetë të veçantë, por janë thelbësore për shërbimet veterinere.

Kryetari Dr. Hasan Limani theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për mirëqenien e kafshëve dhe mbrojtjen e shëndetit publik, si dhe nevojën për ndërtimin e mekanizmave ligjorë dhe profesionalë për të mbështetur punën e veterinerëve në terren.

Nga ana e tij, Kryetari i Odës së Farmacistëve, z. Kadri Bytyqi, përshëndeti iniciativën dhe shprehu mbështetjen e plotë të institucionit që përfaqëson. Ai siguroi gatishmërinë për bashkëpunim, jo vetëm në aspektin praktik të përdorimit të barnave, por edhe në procesin e krijimit të statutit dhe rregulloreve të Odës së Veterinerëve, kur ajo të miratohet me ligj.

Ky takim shënon një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit ndërprofesional, me qëllim ngritjen e standardeve të shërbimeve veterinere dhe farmaceutike në Kosovë.

Nuk ka me shume lajme