Veterinarët zgjodhën të parin e tyre

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo
Është mbajtur sot kuvendi i Odës së Veterinarëve të Kosovës, ku janë zgjedhur, kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e kryesisë.

Me shumicë votash besimin për të udhëhequr me OVK-në, e mori Arben Sinani, ndërsa nënkryetar u zgjodh Arsim Ademi.

“Zotohem para jush se, do të përpiqem që të bëjë më të mirën e mundshme, por së bashku me ju”, tha Sinani, njëherësh duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë.

Edhe kryetari i deritanishëm, Xhevdet Krasniqi, uroi Arbenin për zgjedhjen dhe i premtoi mbështetje të parezervë.