I nderuar Ministër i Shëndetësisë z. Vitia ne lidhje me deklaratën e Juaj “të largoni kafshët” ju rekomandoj që të tërhiqeni nga kjo deklaratë sepse deri me tani nuk kemi as një rast në botë ku nga kafshët janë prekur njerëzit, vetëm se flitet për infektimin e një qeni nga njerëzit, në Hong-Kong!
Deklarata të cilën e keni dhënë shpresoj që të jetë më shumë një lëshim si rezultat i presioneve nga situata e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 dhe uroj të mos qëndroni pas deklaratës tuaj, sepse kjo shkakton panik tek popullsia dhe tek pronarët të cilët i dojnë dhe i mbajnë kafshët e shoqërimit!
Shtrohet pyetja; -ku të shkojnë kafshët (qentë) që i largojnë pronarët???
Unë them se dalin në rrugë, atëherë situata e qenve endacak edhe ashtu jo e mirë përkeqësohet, dhe në këtë rast atakohet shëndeti publik dhe shëndeti e mirëqenia e kafshëve!
Andaj ne si profesionist ju lusim që për gjëra që kanë të bëjnë me kafshë, shëndetin e kafshëve dhe rrezikun që i kanoset shëndetit publik nga zoonozat të konsultoheni me AUV-in dhe profesionistë të veterinarisë.
Ju lutem miqësisht ta korrigjoni deklaratën.
Kryetari i Odes Veterinare të Kosovës
Dr. sci. Arben Sinani