Me seminarin mbajtur në Prishtinë, ka përmbyllur punimet seminari i organizuar nga Komisioni Evropian, AUV dhe Oda e Veterinerëve e Kosovës, që kishte për qëllim trajnimin e veterinerëve mbi identifikimin dhe raportimin e sëmundjeve tek kafshët.
DMV. Shefki Ajdini, thotë se, seminari me pëlqeu dhe shpresoj të ketë më shumë seminare rreth problemeve të sëmundjeve.
“Por ajo çfarë unë propozoj, është që të bëhet më shumë rreth preventivave të sëmundjeve dhe së bashku me AUV të bëhen hulumtime për sëmundje të ndryshme”, tha Ajdini.
Ai ka kërkuar që t’i kushtohet shumë më shumë rëndësi sëmundjeve me të gjitha organet relevante në Kosovë dhe të bëhet më shumë për rritjen e numrit të kafshëve riprodhuese.
Këto trajnime për veterinerët nëpër regjione, kanë filluar më 21 shkurt dhe kanë përfunduar më 2 mars.