Në Gjilan vazhdon trajnimi i veterinerëve për çrrënjosjen e sëmundjeve endemike

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Në Gjilan ka vazhduar zbatimi i projektit organizuar nga Komisioni Evropian, AUV dhe Oda e Veterinerëve e Kosovës, që ka për qëllim përgatitjen dhe aftësimin e veterinerëve në nivel vendi, për luftimin e sëmundjeve endemike që prekin gjedhet, delet, dhitë, derrat dhe shpendët.

Një nga veterinerët e kësaj komune, Ilir Murtezi, është shprehur i kënaqur me këtë trajnim.

“Moti s’kisha dëgjuar ligjërata”, tha ai.

Sipas tij, kjo ishte një mundësi shumë e mirë për ndarjen e përvojave tona me profesionistë si Tony Wilsmore e Francesco Bonicell, për luftimin e sëmundjeve endemike.

“Edhe sistemimi i të dhënave duke përfshirë regjistrimin e të gjitha aktiviteteve brenda fermës ka rol kyç. Andaj e falënderojmë z. Jeton Muhaxhirin për informimin tonë në këtë drejtim”, tha Murtezi.

Këto trajnime për veterinerët nëpër regjione, kanë filluar më 21 shkurt dhe përfundojnë më 2 mars.