Ndërroi jetë kolegu Eroll Bego

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo
Të nderuar kolegë,

Ju njoftojmë se sot pas një sëmundjeje të rënd, ka ndërruar jetë kolegu ynë Eroll Bego.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, 19 maj 2021, në ora 13, në varrezat e qytetit në Prizren.

Bego u lind në Prizren në vitin 1965, ndërsa studimet për mjekësi veterinare i kreu në Beograd më 1991.

Deri në frymën e fundit ai punoi si mjek veteriner në Prizren.

Ai pas vetes la gruan dhe dy djem.

Kolegët do ta kujtojnë si një njeri me virtyte të larta njerëzore e profesionale, ndërsa fermerët si një doktor të respektuar dhe me kulturë të lartë komunikimi.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.