OVK: Në projektin “Identifikimi dhe regjistrimi i qenve me pronar”, të kyçen të gjithë veterinerët

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Gjendja e qenve endacakë në Kosovë dhe masat të cilat duhet të ndërmerren urgjentisht, ishin në qendër të diskutimit të sotëm, organizuar nga Zyra e Kryeministrit.

Prezent veç institucioneve të vendit, AUV-së dhe shoqatave për mbrojtën dhe të drejtat e kafshëve ishte edhe Oda e Veterinerëve e Kosovës.

Kryetari Xhevdet Krasniqi dhe nënkryetari Hasan Limani, prezantuan tashmë qëndrimet e ditura, që të kyçur në projektin e identifikimit dhe regjistrimit të qenve me pronar, të jenë të gjitha klinikat e licencuara, të mos ketë kufizim të numrit të qenve si dhe çmimi të jetë më i lartë.

Krasniqi dhe Limani thanë se, ka mbetur të gjenden modalitetet për plotësimin e kërkesave tona.

Ndryshe nga Oda e Veterinerëve pritet që së bashku me AUV-në dhe me Qeverinë të shpërndajnë mikroçipat dhe pasaportat e aprovuara nga AUV, për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve shoqëruese.