Limani dhe Ahmeti premtojnë vizion të ri për OVK-në

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Në një atmosferë plot mbështetje dhe vlerësim për misionin e përbashkët, Hasan Limani është emëruar Kryetar i Oda së Veterinerëve e Kosovës, ndërsa Fitim Ahmeti zgjidhet Nënkryetar. Të dy drejtuesit e rinj, përmes profileve të tyre në Facebook, kanë falënderuar kolegët për besimin e dhënë dhe kanë premtuar përkushtim të plotë për të avancuar profesionin veterinar dhe për të rritur standardet e shërbimeve për të mirën e komunitetit dhe shëndetit publik në Kosovë.

Përmes një mesazhi mirënjohjeje drejtuar anëtarëve, Hasan Limani, shprehu mirënjohje dhe angazhim të fortë për përfaqësimin e interesave të komunitetit veterinar.

“Mbështetja dhe besimi juaj më frymëzojnë për të përfaqësuar dhe mbrojtur profesionin tonë me përkushtim të palëkundur,” deklaroi Limani, duke falënderuar secilin anëtar për pjesëmarrjen aktive në Kuvendin Zgjedhor.

Limani shpreh synimin për të avancuar standardet e shërbimeve veterinare dhe për të promovuar zhvillimin profesional dhe etik të komunitetit.

Në një deklaratë të ngjashme, nënkryetari i sapozgjedhur, Fitim Ahmeti, gjithashtu falënderoi kolegët për besimin që i dhanë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të fuqizuar odën dhe për të përmirësuar mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin publik.

“Jam i përkushtuar të punoj me përkushtim dhe përkushtim të plotë për të avancuar odën tonë,” deklaroi Ahmeti duke shtuar se do të angazhohet për të rritur profesionalizmin dhe për të siguruar vlerësimin e kontributit të veterinerëve në Kosovë.

Të dy udhëheqësit e rinj kanë premtuar bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje të ndërsjellë për të fuqizuar statusin e odës, për të mbrojtur dinjitetin e profesionit dhe për të përmirësuar mirëqenien e kafshëve. Ata nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit për të arritur qëllime të përbashkëta dhe për të krijuar një shoqëri më të sigurt dhe të shëndetshme.